Opozita shqiptare në RMV: Të gjithë njerëzit e Artan Grubit të përzier në biznesin e kazinove

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Deputetët e partive opozitare shqiptare, Alternativës, Lëvizjes Besa dhe Lëvizjes Demokratike, sot në konferencë për shtyp kanë thënë se të gjithë personat e afërt me zv.kryeministrin Artan Gruni, janë të përzier në biznesin e kazinove.

Deputetët e partive opozitare thanë se në mënyrë misterioze Qeveria e ka humbur interesin për propozim-ligjin për lojërat e fatit.

“Simptomatike është fakti se në këtë periudhë u mor vendim për krijimin e një kompanie tjetër për lojërat e fatit, e quajtur Video Lotaria e Re Shtetërore, si dhe vendime shtesë edhe për 3 zinxhirë të rinj të shtëpive të lojërave të fatit online. Pas gjithë këtyre vendimeve të qeverisë është e qartë se qëndron firma e vetën një njeriu, e ai është Artan Grubit”.

“Për të qenë të qartë, ne si opozitë nuk jemi dakord me vendimin për distancimin e shtëpive të lojërave të fatit 500 metra nga shkollat dhe objektet fetare, që është pjesë e dispozitave në amendamentet e bllokuara. Ne mendojmë se kjo distancë është e parëndësishme dhe jemi të gatshëm që me amendamente t’i zhvendosim plotësisht nga zonat urbane, larg qytetarëve, nga të rinjtë, këto dukuri negative për shoqërinë, të cilat edhe janë burime të së keqes për qytetarët, të rinjtë dhe për gjithë shoqërinë”, thanë deputetët partive opozitare.

Advertisement

“Duke pasur parasysh se kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane është edhe nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi, sot po i parashtrojmë këto pyetje: A është arsyeja e bllokimit të ndryshimeve në Ligjin për lojërat e fatit, Përparim Bajrami, njeri i afërt dhe ish-asistent i Artan Grubit, e tani drejtor i Lotarisë Shtetërore dhe bashkëqytetar i Arbër Ademit nga Kumanova? Apo ndoshta Artin Spahiu, anëtar i kryesisë qendrore të BDI-së, i besuari i të pashmangshmit Artan Grubi, tani anëtar aktual i Bordit Drejtues të Videollotarisë së Re Shtetërore?

“Ose Havushe Leskovica Ismaili, shefe e kabinetit të Artan Grubit, e cila është anëtare e Këshillit Mbikqyrës të Videollotarisë Shtetërore? A është shkak i bllokimit edhe Omer Bunjaku, mik personal dhe anëtar i Kabinetit të Artan Grubit, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Video Lotarisë Shtetërore të sapokrijuar? Ose Hadije Hoxha, bashkëshortja e pasardhësit të Artan Grubit tek Lëvizja ZGJOHU, e cila është anëtare e Këshillit Mbikqyrës? A do të guxojnë Arbër Ademi dhe Talat Xhaferi të pranojnë para qytetarëve se në Kuvend dëgjohet vetëm zëri i Artan Grubit?”, thanë deputetët./Telegrafi/

Opozita shqiptare në RMV: Të gjithë njerëzit e Artan Grubit të përzier në biznesin e kazinove shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy