Më 1 korrik biznesmeni Orce Kamçev do të duhet të futet në burgun e Strugës, pasi sot i është shtyrë dënimi me burg për 15 ditë.

“Është marrë vendim për shtyrjen e ekzekutimit për 15 ditë”, janë përgjigjur shkurt nga gjykata në Ohër, në pyetjen e mediumeve se a është aprovuar kërkesa e Kamçevit për shtyrje.

Gjykata njoftoi se dje kanë marrë dokumentacionin mjekësor për gjendjen e Kamçevit, me ç’rast është mbështetur edhe kërkesa e paraqitur, ndaj sot është marrë vendimi për shtyrje prej 15 ditësh.

Kamçevi është dashur të shkojë në burg më 1 qershor, por kjo nuk ka ndodhur për shkak të kërkesës për shtyrje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Poashtu, në vend të burgut në Shutkë, ai ka kërkuar që ta vuaj dënimin në Strugë, pasi paraprakisht ka dorëzuar ndërrimin e adresës nga Shkupi në Ohër.

Ndonëse për çështjen “Perandoria” është dënuar me një vit burg, sërish do të duhet të mbajë rreth 7 muaj burg.

Dënimi fillimisht ulet, sepse llogarit edhe kohën që biznesmeni ka kaluar në arrest shtëpie.

Kështu, ai u mor në paraburgim më 10 nëntor 2018 dhe u lirua më 27 dhjetor.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga e njëjta datë që ai kaloi në arrest shtëpiak, i cili u hoq më 29 mars 2019, ose thënë ndryshe në total, ai kaloi më shumë se katër muaj e gjysmë në paraburgim.

Kamçev, krahas dënimit me burg, ka paguar edhe 5.2 milionë euro dëmshpërblim.

Orce Kamçev nga data 1 korrik pritet të vuaj dënimin në burgun e Strugës shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";