Platforma e organizatave qytetare për luftën kundër korrupsionit dhe grupi “Blueprint” për reformat në drejtësi njoftojnë se nuk do të propozojnë anëtar dhe zëvendës të tij në Komisionin për zhvillimin e zgjedhjeve për anëtarë të Këshillit Gjyqësor nga radhët e gjyqtarëve, sepse sipas tyre ky organ është jolegjitim.

Ata deri më tani kanë kërkuar dorëheqje nga të gjithë anëtarët e Këshillit.

“Arsyeja ishte sjellja e papërshtatshme dhe e paligjshme e Këshillit Gjyqësor, në periudhën e kaluar, e cila humbi legjitimitetin e të qenit një organ që do të mbrojë pavarësinë e gjyqësorit, do të përmirësojë reputacionin e sistemit gjyqësor në publik dhe do të garantojë llogaridhënie dhe cilësi në puna e gjyqtarëve.

Organizatat qytetare vlerësojnë se dorëheqjet e dy anëtarëve nuk mjaftojnë për të rikthyer legjitimitetin e humbur dhe zgjedhja e dy anëtarëve të rinj të Këshillit Gjyqësor nuk do të ndryshojë perceptimin e veprimeve të mëparshme të kësaj përbërje të Këshillit Gjyqësor dhe kështu nuk do të përmbushin ato në tërësinë e pritshmërive tona”, thonë nga atje./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Organizatat qytetare nuk do të propozojnë anëtarë në Këshillin Gjyqësor të Maqedonisë shkruan Telegrafi.