Osmani: AKI mbetet forca më e madhe politike, Ali Ahmeti ideologu dhe udhëheqësi i shqiptarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bujar Osmani ka reaguar sërish në rrjetet sociale, pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve lokale. Ai në një postim shkruan se nuk pranon që të nëpërkëmbet rezultati i BDI-së dhe koalicionit.

Osmani më tej thotë se “AKI mbetet forca më e madhe dhe përfaqësuesi legjitim i shqiptarëve dhe Ali Ahmeti është dhe mbetet ideologu dhe udhëheqësi i pakontestueshëm i shqiptarëve”.

Çairi ishte një mësim, dhe çdo mësim pranohet me dinjitet. E mora përgjegjësinë time dhe e përgëzova fituesin , sepse edhe në këto rrethana dua të lë pas vetes një trashëgimi të kulturës politike, ashtu siç veprova gjatë gjithë fushatës. Por arroganca e disave në Vlen po bëhet e gërditshme. Nuk e pranoj që për këtë arsye të nëpërkëmbet rezultati i BDI-së dhe koalicionit”.

“Me 114 mijë vota, AKI mbetet forca më e madhe dhe përfaqësuesi legjitim i shqiptarëve.Ali Ahmeti është dhe mbetet ideologu dhe udhëheqësi i pakontestueshëm i shqiptarëve.Fyerjet ndaj tij nuk janë shenjë force politike, por shenjë dobësie morale. Këto sulme të ulëta kanë një qëllim, të sjellin demoralizim para raundit të dytë, por do të ndodhë e kundërta: BASHKIM dhe VENDOSMËRI”.

Advertisement

“Shqiptarët dhanë mbështetje masive në raundin e parë, dhe në raundin e dytë duhet ta konfirmojmë kush e mban realisht vullnetin e tyre politik. AKI mbetet zëri i shqiptarëve, ndërsa Ali Ahmeti , shtylla e tyre morale dhe ideore. I ftoj të gjithë shqiptarët në raundin e dytë ta konfirmojmë këtë me dinjitet dhe masivitet”, ka shkruar Osmani.

Share.

Leave A Reply

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy