Osmani dhe Mariçiq në takim me Kleman Bon: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet t’i fillojnë negociatat pa shtyerje

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot gjatë vizitës së tyre të punës në Paris, realizuan takim me Clement Beaune, Sekretarin e Shtetit për Çështje Evropiane në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Francës, njoftojnë nga MPJ e Maqedonisë së Veriut.

Në fokus të bisedimeve, theksojnë nga atje, ishte dosja evropiane e Maqedonisë së Veriut, nën prizmin e Presidencës aktuale franceze me Këshillin e Bashkimit Evropian si dhe potencialet e këtij kryesimi për progres në integrimin tonë evropian. Bashkëbiseduesit u dakorduan se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria pa shtyerje duhet t’i fillojnë negociatat për aderim në Bashkimin Evropian.

Bashkëbiseduesit gjithashtu shkëmbyen mendime edhe për serinë e reformave të domosdoshme për realizimin e agjendës evropiane, me theks të veçantë në fushat kyçe siç janë Sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në përputhje me Metodologjinë e re për zgjerimin e BE-së, të inicuar nga ana e Francës.

Gjatë bisedimeve morëm porosi për mbështetje të qartë dhe të pahamendshme nga ana e Francës; mesazhe për gatishmërinë tonë për të nisur negociatat, si dhe për rolin e Francës në këtë proces. Osmani dhe Mariçiq informuan edhe për klimën e re politike të krijuar mes dy Qeverive të reja në Maqedoninë e Veriut dhe Bullgari, e cila tregon një energji të re, iniciativë të re në marrëdhëniet tona të ndërsjella, gjë që flet edhe për seriozitetin dhe përkushtimin e të dyja vendeve për të arritur progres.

Advertisement

Duke e pasur parasysh përkushtimin e dukshëm të Francës ndaj Ballkanit Perëndimor dhe të ardhmes evropiane të këtij rajoni, u bë fjalë edhe për paralajmërimet për mbajtjen e Konferencës për Ballkanin Perëndimor në qershor, gjatë Presidencës franceze me BE-në, mes tjerash, u paralajmëruan edhe politikat e investimeve, me qëllim të integrimit ekonomik të vendeve të rajonit dhe konfirmimit të perspektivës evropiane të rajonit.

Në takim bashkëbiseduesit diskutuan edhe për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Francës, si dhe për sfidat aktuale në të gjithë kontinentin, me fokus të veçantë situatën në Ukrainë dhe rreth saj – për çka si aleatë të NATO-s u shpreh qëndrim i përbashkët se duhet të bëhen të gjitha përpjekjet për tejkalimin e sfidave në mënyrë diplomatike./Telegrafi/

Gjatë vizitës së tyre në Paris, Osmani dhe Mariçiq u takuan edhe me Isabelle Dumon, Këshilltaren Diplomatike për Evropën Kontinentale dhe Turqinë pranë Presidentit të Francës, Emanuel Macron, si dhe u takuan me Senatorin, Robert Badinter, me ç’rast nga ana e Ministrit, Osmani ia nda mirënjohje me rastin e 30 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Nga nesër, Osmani dhe Mariçiq do t’i bashkohen delegacionit qeveritar në Bruksel, ku do të takohen me përfaqësues të lartë të institucioneve të BE-së dhe NATO-s.

Advertisement

Osmani dhe Mariçiq në takim me Kleman Bon: Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet t’i fillojnë negociatat pa shtyerje shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy