Osmani: Duke hedhur drunj dhe gurë mbi shqiptarët sikur të ishin armiq të këtij vendi, tentohet përçarje etnike për çështje strategjike për të dobësuar pozitën e vendit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Osmani: Duke hedhur drunj dhe gurë mbi shqiptarët sikur të ishin armiq të këtij vendi, tentohet përçarje etnike për çështje strategjike për të dobësuar pozitën e vendit

Zakonisht përpiqem të injoroj sulmet e këtilla, veçanërisht kur ato kanë të bëjnë me tema që paraqesin interes strategjik për të gjithë qytetarët, përfshirë edhe votuesit e opozitës, thuhet në reagimin e ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski.

“Ndonjëherë, siç ka bërë në disa raste Nikollovski, jo vetëm që kalohen vijat e kuqe të mirësjelljes, por pa asnjë copë përgjegjësie, me relaks dhe vullnetarisht, sulmohet pozita e përgjithshme shtetërore dhe suksesi i gjithë spektrit politik që të bashkohet rreth çështjeve strategjike.
Të gjithë qytetarët, qofshin maqedonas, shqiptarë, romë, turq, serbë, vllahë apo boshnjakë, praktikisht të gjithë qytetarët janë të bashkuar në mbrojtjen e interesave shtetërore dhe nacionale të bashkëqytetarëve tanë maqedonas. Një nga themelet kyçe mbi të cilat mbështetet forca jonë në negociatat me Bullgarinë, por edhe në përfaqësimin e qëndrimeve tona në BE dhe në vendet anëtare, është pikërisht uniteti i të gjithë spektrit politik, etnik, kulturor dhe social në vendi”, shkruan Osmani në profilin e tij në Facebook.

Osmani thotë se është i vetëdijshëm se lufta për pikë politike është e ashpër dhe e pakëndshme, ne jemi të gjithë politikanë dhe luftojmë për të fituar simpatinë e votuesve tanë; por të lejosh veten të sulmohesh dhe të përpiqesh të rrezikosh shtyllën kyçe shtetërore mbi të cilën mbështetet forca e pozicioneve tona, flet jo vetëm për papërgjegjshmëri, por për një lloj patologjie në thelbin e së cilës është thellë e rrënjosur albanofobia.

Sa i pangopur duhet të jesh që të mos e respektosh dhe duash shtetin, për ta sulmuar përparësinë e saj kryesore- unitetin e suksesshëm multietnik për interesat strategjike.

Advertisement

“Synimi i këtyre tezave është i qartë, që shpresoj se nuk janë qëndrime të OBRM-PDUKM-së. Përmes hedhjes drunj dhe gurë mbi shqiptarët sikur të ishin armiq të këtij vendi, tentohet të krijohet një hendek etnik në çështjet strategjike, të krijohet përçarje në vija etnike, për të dobësuar pozitën e shtetit dhe për të siguruar një avantazh politik për opozitën”, thekson Osmani.

Osmani shton se ata nuk do të kenë sukses, do t’i ruajmë interesat nacionale të bashkëqytetarëve tanë maqedonas, do të ruajmë gjuhën maqedonase dhe veçantinë e kulturës dhe dinjitetit maqedonas dhe në të njëjtën kohë do t’i sigurojmë një të ardhme evropiane vendit dhe të gjithë qytetarëve tanë./Telegrafi/


Milloshoski: Kovaçevski, Osmani dhe Mariçiq të japin dorëheqje

Advertisement

Osmani: Duke hedhur drunj dhe gurë mbi shqiptarët sikur të ishin armiq të këtij vendi, tentohet përçarje etnike për çështje strategjike për të dobësuar pozitën e vendit shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy