Osmani: Dy javët e ardhshme do të jenë kritike në negociatat me Bullgarinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bujar Osmani, Ministri i Punëve të Jashtme sot në Tetovë tha se dy javët e ardhshme do të jenë kritike në negociatat me Bullgarinë për heqjen e vetos përpara vendimit të mundshëm në Bruksel për të marrë datë për Maqedoninë e Veriut.

“Qershori jep shansin më të mirë për të filluar negociatat. Ka edhe dy javë për të kapërcyer ndryshimet me Bullgarinë. Ekziston një propozim konkret nga Portugalia që ne e vlerësojmë si një bazë të mirë”, tha Osmani.

Ministri i Jashtëm tha se ndërmjetësimi ndërkombëtar është i mirëpritur sepse çështjet bilaterale janë “kontaminuar” megjithë marrëdhëniet konstruktive së fundmi me Sofjen.

“Ekziston një marrëdhënie konstruktive, retorikë konstruktive midis nesh dhe qeverisë bullgare. Takimet e Pendarovskit, Zaevit dhe të mijat po japin fryte. Pres që komunikimi me Bullgarinë të intensifikohet në periudhën e ardhshme. Alarmi ka arritur pikën kritike të humbjes së besueshmërisë dhe mendoj se Bullgaria dhe BE e kuptojnë këtë”, tha Osmani./Telegrafi/

Advertisement

Osmani: Dy javët e ardhshme do të jenë kritike në negociatat me Bullgarinë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy