Osmani: Dy vite që nga anëtarësimi në NATO, kemi garanci për siguri

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani me rastin e dy vjetorit të anëtarësimit në NATO u shpreh se është sukses historik për vendin dhe garanci e fortë për sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin tonë.

“ot shënojmë dy vjet nga anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO, arritja jonë më e madhe në politikën e jashtme dhe verifikimi politik i shtetësisë sonë. Flamuri ynë valon përkrah 29 flamujve tjerë, aleatë në NATO, duke dëshmuar për unitetin dhe solidaritetin mes vendeve partnere në këto kohëra sfidash sigurie me të cilat përballemi”, shprehet Osmani.

Sipas tij, tani jemi integruar më shumë në komunitetin euroatlantik, si aleatë me shtetet më të mëdha dhe më të forta, me demokracitë më të zhvilluara dhe më stabile me të cilat ndajmë vlerat e përbashkëta.

“Ne qëndrojmë krah për krah me vendet më të fuqishme në botë dhe kontribuojmë në mënyrë të barabartë në forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe në botë. Në rrethanat aktuale, gjëja më e rëndësishme është të kemi miq dhe aleatë të vërtetë, me të cilët së bashku do të marrim vendime të rëndësishme dhe do të kontribuojmë në sigurinë tonë të përbashkët. Së bashku dhe të bashkuar qëndrojmë 30 vende aleate me përcaktim të njëjtë për mbrojtjen e paqes, sigurisë, lirisë dhe vlerave demokratike”, shprehet në fund Osmani./Telegrafi/

Advertisement

Osmani: Dy vite që nga anëtarësimi në NATO, kemi garanci për siguri shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy