Osmani: Fqinjët tanë të jenë motori, e jo frenuesit e procesit tonë në integrimin në BE

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani mori pjesë në video – Konferencë kushtuar Ballkanit Perëndimor pas vitit 2020- veprime dhe vendime në kohë të pandemisë.

Osmani kishte fjalë hyrëse në panelin kushtuar procesit të aderimit në BE dhe transformimit politik, ekonomik dhe social në rajon.

Në prezantimin e tij Osmani, foli për përpjekjet e vendit tonë në procesin eurointegrues, si dhe pritjet tona për miratimin në kohë të Kornizës negociuese, njëherit të udhëhequr nga parimet e metodologjisë së re në procesin negociues.

“Ftoj miqtë tanë evropian që ta njohin momentumin dhe të mos lëshojnë shansin që të finalizohet fundi i vitit mrekullueshëm, ashtu sikur filloi. Dëshiroj fqinjët tanë të jenë motor dhe jo frenues të procesit tonë eurointegrues dhe së bashku t’i gëzojmë përfitimet nga transformimi politik, ekonomik dhe social i rajonit”.

Advertisement

“Vendet e Ballkanit, i takojnë familjes evropiane – gjeografikisht, historikisht, në aspekt kulturor dhe të vlerave, dhe ardhmërinë e tyre e shohin si pjesë e Bashkimit Evropian. Perspektiva për anëtarësim në BE është faktor mobilizues për zbatim të suksesshëm të reformave dhe ballafaqim me sfidat me të cilat përballet”, tha Osmani.

Ngjarja ishte e organizuar nga Forumi Liberal Evropian, i mbështetur nga Fondacioni për integrim liberal i ko-financuar nga Parlamenti Evropian. Konferencën e hapi dhe e moderoi deputeti i Parlamentit Evropian, İlhan Küçük, ndërkaq prezantim kishte edhe Komesari Evropian për fqinjësi dhe zgjerim, Olivér Várhelyi.

Osmani: Fqinjët tanë të jenë motori, e jo frenuesit e procesit tonë në integrimin në BE shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy