Osmani: Futbollistët janë diplomatët dhe ambasadorët tanë sportiv, duhet të kenë pasaporta diplomatike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në kuadër të kompetencave të tij, sot ka ndarë pasaporta diplomatike për futbollistët Aleksandar Trajkovski dhe Enis Bardhi, si dhe për trajnerin e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Bllagoja Milevski.

“Jo vetëm me fitoret ndaj superfuqive të futbollit si Italia dhe Gjermania, por edhe me kontributin tuaj të përgjithshëm në suksesin e ekipit të përfaqësueses, ju tashmë jeni diplomatët dhe ambasadori ynë sportiv, andaj duhet të keni edhe simbolin e diplomacisë, pasaportën diplomatike për udhëtimet tuaja të shpeshta”, tha Osmani gjatë takimit.

Osmani duke dal nga salla e konferencës raportohet të ketë thënë se e gjithë skuadra e Maqedonisë së Veriut do të marrë pasaporta diplomatike nëse e mundin Portugalinë.

“Nëse e mposhtin Portugalinë, e gjithë skuadra do të marrë pasaporta”, tha Osmani teksa po dilte nga salla e konferencës për shtyp.

Advertisement

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut nesër udhëton drejt Portugalisë, ku më 29 mars do të përballet me nikoqirin për një kualifikim të mundshëm në Botërorin në Katar./Telegrafi/

Osmani: Futbollistët janë diplomatët dhe ambasadorët tanë sportiv, duhet të kenë pasaporta diplomatike shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy