Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot realizoi bisedë telefonike me zv. kryeministren dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Marija Gabriel, njoftojnë nga MPJ.

“Osmani e uroi për emërimin e saj në këtë funksion, duke shprehur gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit dypalësh, në frymën e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe vlerave europiane si dhe në interes të qytetarëve të të dyja vendeve.

Gjatë bisedës u theksua rëndësia e vazhdimit të dialogut politik, rivitalizimit të bashkëpunimit ndër-resorial dhe zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Miqësisë, si dhe të Protokollit të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar”, thuhet në njoftimin e MPJ-së./Telegrafi/

The post Osmani-Gabriel: Është e rëndësishme që të vazhdojë dialogu dhe të përmbushen marrëveshjet mes Maqedonisë dhe Bullgarisë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";