Osmani: Mbështetja e SHBA-së për Maqedoninë është mjaft e rëndësishme, për BE-në nuk kemi alternativë tjetër

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, në një intervistë për “Sloboden Pecat” ka folur në lidhje me marrëdhëniet e RMV-së me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian.

Ai theksoi se risi në politikën e jashtme të vendit është marrëveshja strategjike me SHBA-në, ndërsa shtoi se me BE-në vazhdojnë bisedimet me qëllim krijimin e një shteti demokratik funksional, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Unë insistova në nënshkrimin e një marrëveshjeje partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara. Kjo ka të bëjë me shumë fusha të bashkëpunimit dhe zbatimit të marrëveshjes dhe do të ndërmerren iniciativa të reja për energjinë, proceset politike, mbrojtjen e kështu me radhë”.

“Marrëdhëniet amerikano-maqedonase nuk mund të kompensohen me asgjë. Ata nuk duhet të vendosen në marrëdhënie me BE-në. Cilado qoftë marrëdhënia jonë me BE-në, dialogu ynë strategjik me Shtetet e Bashkuara, përmes Departamentit të Shtetit, vazhdon dhe evoluon. Një delegacion i Ministrisë së Jashtme do të niset më 2 qershor për të nisur negociatat për marrëveshjen strategjike me Shtetet e Bashkuara”, theksoi Osmani.

Advertisement

Ai theksoi se Maqedonia e Veriut nuk do të kërkojë alternativë tjetër për Bashkimin Evropian, por theksoi se “ky maltretim i qytetarëve nuk duhet të vazhdojë”./Telegrafi/

Osmani: Mbështetja e SHBA-së për Maqedoninë është mjaft e rëndësishme, për BE-në nuk kemi alternativë tjetër shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy