Osmani i shqetësuar për zhvillimet në Lindjen e Mesme kërkon që civilët të mbrohen plotësisht

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i punëve të Jashtme, Bujar Osmani, tha se është thellësisht i shqetësuar për zgjerimin e paralajmëruar të operacionit ushtarak drejt qytetit kufitar Rafah, ku janë strehuar mbi 1.3 milionë qytetarë të Gazës.

Sipas ministrit të Jashtëm, kjo mund të çojë në një katastrofë humanitare, duke marrë parasysh faktin se për shkak të mbylljes së kufirit me Egjiptin, nisja e mëtejshme drejt jugut është e pamundur.

“Lufta kundër Hamasit nuk përjashton respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe humanitar. Civilët duhet të mbrohen plotësisht”, theksoi Osmani.

Ministri bëri thirrje për një rikthim të menjëhershëm në negociata, të cilat do të lejonin lirimin e pengjeve dhe do të hapte rrugën për gjetjen e një paqeje të qëndrueshme.

Advertisement

Ofensiva izraelite shkaktoi shkatërrime të mëdha, veçanërisht në veri të Gazës. Luftimet e ashpra vazhdojnë ende në pjesën qendrore të territorit dhe Khan Yunis në jug.

Ofensiva tokësore në Rafah mund të çojë gjithashtu në mbylljen e pikës kufitare për dërgimin e ushqimit dhe ilaçeve bazë.

Katari, Arabia Saudite dhe vende të tjera kanë paralajmëruar gjithashtu për pasoja të rënda nëse ushtria izraelite hyn në Rafah.

Osmani i shqetësuar për zhvillimet në Lindjen e Mesme kërkon që civilët të mbrohen plotësisht shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy