Osmani: Kemi arritur mjaft përparim në shumë çështje me Bullgarinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani në një konferencë për shtyp sot tha se ai është ende optimist në lidhje me negociatat me Bullgarinë dhe se pala e Maqedonisë do të përpiqet të arrijë një marrëveshje deri në momentin e fundit.

“Ne kemi bërë shumë përparim në shumë çështje, madje do të thosha 7-8 të cilat janë të ndjeshme për njërën palë apo tjetrën, por nëse kjo është e mjaftueshme për të zhbllokuar procesin nuk mund ta them, ne kemi akoma tre ditë përpara. Siç e thashë, ne do të punojmë disa herë deri në momentin e fundit për të argumentuar se procesi i integrimit evropian është i rëndësishëm jo vetëm për Maqedoninë e Veriut, por edhe për Bullgarinë dhe të gjithë anëtarët e BE-së, mbi të gjitha për besueshmërinë e BE-së dhe dinamikën rajonale. Por, natyrisht, ne duhet të takohemi diku në këto pozicione brenda asaj që mund të diskutohet”, tha Osmani.

Osmani gjithashtu informoi se me propozim të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe me vendim të Qeverisë, Republika e Maqedonisë së Veriut paraqiti kandidaturën për të kryesuar me Organizatën për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë (OSBE) në vitin 2023./Telegrafi/

Osmani: Kemi arritur mjaft përparim në shumë çështje me Bullgarinë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy