Osmani: Maqedonia e Veriut nga viti i ardhshëm kryeson me Procesin e bashkëpunimit të Evropës Juglindore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në Selanik të Greqisë, merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtme të vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (PBEJL), njoftojnë nga MPJ.

Takimi i Ministrave të Punëve të Jashtme, theksojnë nga atje, u mbajt në kuadër të takimeve përfundimtare të kryesimit grek me PBEJL nën moton “Forcimi i sinergjive të Evropës Juglindore”. Në fokus të bisedimeve ishte bashkëpunimi rajonal në dritën e rritjes së paqëndrueshmërisë dhe ndikimeve negative të agresionit rus ndaj Ukrainës. Njëherazi, u shkëmbyen mendime për perspektivën evropiane të rajonit, rëndësinë e prioritizimit të sigurisë energjetike, përpjekjet për intensifikimin e bashkëpunimit për ballafaqim me çështjet e sigurisë, si dhe promovimin e Marrëveshjes së Gjelbër dhe adresimin e ndryshimeve klimatike.

“Duke falënderuar për presidencën e suksesshme greke në rrethana të jashtëzakonshme si dhe për mbështetjen e integrimit evropian të vendeve të PBEJL-së që ende nuk janë anëtare të BE-së, Osmani iu referua rëndësisë së avancimit thelbësor të bashkëpunimit rajonal në kohë kur e gjithë bashkësia ndërkombëtare po përballet me sfidat e rritjes së çmimeve të energjisë, produkteve bazë dhe lëndëve të para si rezultat i luftës në Ukrainë.

Osmani tha se të gjitha format e organizimit rajonal që kanë për qëllim heqjen e barrierave burokratike dhe ndërtimin e tregut të përbashkët rajonal duhet të trajtohen me urgjencë dhe angazhim të plotë të Qeverive. Në këtë drejtim, gjithashtu i potencoi projektet për përmirësimin e infrastrukturës, për sigurimin e diversifikimit të energjisë dhe përmbushjen e qëllimeve të agjendës së gjelbër për Ballkanin Perëndimor.

Advertisement

Theksoi efektin jashtëzakonisht pozitiv të heqjes së tarifave të roamingut ndërmjet vendeve të rajonit dhe përpjekjet për heqjen e tyre në raport edhe me vendet anëtare të BE-së, si dhe vendosjen e të a.q. Korsi të gjelbra për transportuesit që kanë për destinacion vendet anëtare të BE-së, duke filluar me kufirin midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, si shembuj të praktikave të mira për veprime të mëtejshme”, thuhet në deklaratën e MPJ-së..

Lidhur me perspektivën evropiane të rajonit, shtojnë nga atje, ministri Osmani deklaroi se “nuk ka vendim më të rëndësishëm, më efektiv, më katalizues për forcimin e stabilitetit e nxitjen e reformave, si dhe entuziazmin e BE-së në rajonin e EJL-së, se hapja e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në BE, pa shtyrje të mëtejshme dhe justifikime”.

Në takim u miratua edhe deklarata, sipas së cilës Maqedonia e Veriut e merr kryesimin me PBEJL për periudhën qershor 2023-qershor 2024, pas përfundimit të presidencës së ardhshme të Malit të Zi dhe si pjesë e Treshes së bashku me Greqinë. Kryesimi me këtë organizatë rajonale zhvillohet paralelisht me kryesimin e OSBE-së nga 1 janari i 2023. Me këtë, Republika e Maqedonisë së Veriut etablohet si veprues që ka kapacitet diplomatik të kryesojë me forume dhe organizata të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare./Telegrafi/

 

Advertisement

Osmani: Maqedonia e Veriut nga viti i ardhshëm kryeson me Procesin e bashkëpunimit të Evropës Juglindore shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy