Osmani: Marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Bullgarisë janë në nivelin më të ulët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Marrëdhëniet me Bullgarinë janë në nivelin më të ulët, ka potencial për ta kthyer debatin në komunikimin normal, tha Ministri i Jashtëm Bujar Osmani.

Ai vlerësoi se disa note proteste të mëparshme nga Bullgaria për Maqedoninë dhe thirrja e ambasadorit të Maqedonisë në Sofje për bisedime uli marrëdhëniet midis dy vendeve në nivelin më të ulët.

“Zgjedhjet zakonisht nuk ndihmojnë për të racionalizuar në atë debat, dhe jo vetëm në Bullgari. Kështu ishte kur kishim zgjedhje. Gjithmonë është kështu, zgjedhjet rrëmbejnë debate normale politike, por unë jam i bindur se në marrëdhëniet tona ka një potencial për ta kthyer debatin në një komunikim normal dhe respekt të ndërsjellë”, tha Osmani.

Ai shpreson se është në interes të Bullgarisë dhe BE të fillojnë negociatat në qershor./Telegrafi/

Advertisement

Osmani: Marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Bullgarisë janë në nivelin më të ulët shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy