Osmani në takim me Byrnes, e falënderon për ndihmën e SHBA-ve për situatën me zjarret

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot realizoi takim me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Kate Marie Byrnes.

Bashkëbiseduesit i vlerësuan marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve si jashtëzakonisht të forta dhe miqësore, të bazuara në partneritetin strategjik dhe anëtarësimin në aleancën e NATO-s. Në takim u theksua interesi i përbashkët për dialog të vazhdueshëm politik dhe për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të gjithanshëm.

Ministri Osmani e njoftoi ambasadoren Byrnes rreth aktualiteteve më të reja politike, me fokus të veçantë aktivitetet lidhur me perspektivën europiane të vendit në periudhën që vijon.

“Në takim u shpreh mirënjohja për mbështetjen e vazhdueshme dhe kyçe që SHBA-të ia ofrojnë Republikës së Maqedonisë së Veriut në kontekst të realizimit të aspiratave strategjike të politikës së jashtme. Me këtë rast, Osmani theksoi rolin tejet të rëndësishëm të SHBA-ve në arritjen e stabilitetit afatgjatë, demokratizimit të mëtejshëm dhe prosperitetit të rajonit. Gjatë bisedës, Osmani u falënderua për ndihmën nga SHBA-të në luftën kundër pandemisë me COVID-19, si dhe në betejën aktuale me zjarret pyjore”, thuhet në njoftimin e MPJ-së./Telegrafi/

Advertisement

Osmani në takim me Byrnes, e falënderon për ndihmën e SHBA-ve për situatën me zjarret shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy