Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, sot ka mirëpritur në takim ambasadorin holandez në vendin tonë, Dirk Jan Kop.

Në takim siç njoftojnë nga kabineti i Osmanit, është biseduar për prioritetet e politikës së jashtme të Maqedonisë, avancimin e marrëdhënieve fqinjësore, por edhe sfidat rajonale.

“Me Ambasadorin e Holandës, Dirk Jan Kop biseduam për prioritetet e politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut, avancimin e relacioneve të mira fqinjësore, por edhe për sfidat rajonale”.

“Holanda është partner i rëndësishëm dhe mbështetës i aspiratave euro integruese të Maqedonisë së Veriut dhe në këtë drejtim do të vazhdojmë të bashkëpunojmë edhe me Ministrin e sapozgjedhur holandez, Vopke Hoekstra”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Osmani në takim me Dirk Jan Kop: Holanda është partner i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut shkruan Telegrafi.