Osmani në takim me ish-ambasadorët në Sofje: Çdo sugjerim dhe reflektim është i mirëseardhur dhe i dobishëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani realizoi takim me ish-ambasadorët e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Bullgarisë- Nikolla Todorçevski, Aleksandar Vasilevski dhe Marjan Gjorçev. Takimi u realizua si pjesë e konsultimeve më të gjera të Ministrit Osmani me personalitete të shquara në sferën e politikës së jashtme, në lidhje me dialogun aktual politik me Republikën e Bullgarisë, njoftojnë nga MPB.

Osmani, theksojnë nga MPJ, i njoftoi bashkëbiseduesit me rrjedhën e bisedimeve, bashkëpunimin ndërsektorial, të reflektuar përmes grupeve të punës dhe takimeve të vazhdueshme në nivelin më të lartë politik.

U theksua se tejkalimi i dallimeve të hapura paraqet interes strategjik edhe për të dyja vendet, për çka ekziston vullnet dhe përkushtim i fuqishëm, që mund të pasqyrohet në dinamikën e dialogut midis dy Qeverive dhe mbajtjen e seancës së përbashkët qeveritare në fund të janarit.

Osmani shprehu interesim për qëndrimet e tyre, duke pasur parasysh mandatin e tyre në Sofje dhe njohuritë për vendin.

Advertisement

“E vlerësoj përvojën tuaj dhe njohjen e rrethanave në marrëdhëniet e vendit tonë me Republikën e Bullgarisë dhe në këtë fazë të bisedimeve, çdo sugjerim dhe reflektim është i mirëseardhur dhe i dobishëm, me qëllim shkëmbimin e pikëpamjeve dhe krijimin e kohezionit për çështje kyçe me interes strategjik për shtetin tonë”, përfundoi Osmani./Telegrafi/

Osmani në takim me ish-ambasadorët në Sofje: Çdo sugjerim dhe reflektim është i mirëseardhur dhe i dobishëm shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy