Osmani në takim me Kolev: Shoqëria jonë ka nevojë të domosdoshme për atmosferë konstruktive

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot në MPJ është takuar me liderin e kryetarin e Unionit Demokratik, Petar Kolev, me të cilin kanë shkëmbyer mendime për ngjarjet aktuale të brendshme politike, por edhe të kontekstit në përgjithësi të marrëdhënieve në lidhje me dialogun e ripërtërirë ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

“Shoqëria jonë ka nevojë të domosdoshme për atmosferë konstruktive për çështjet e rëndësishme që e përcaktojnë të ardhmen evropiane të vendit. Ky debat kërkon një qasje të sinqertë nga të gjithë aktorët në vend, ku të gjithë duhet të bëjmë përpjekje për t’i kapërcyer dallimet e ndërsjella dhe për të ndërtuar qëndrime të përbashkëta që na duhen shumë”, ka thënë Osmani.

Sipas tij, ka nevojë për kohezion në këtë proces, në interes të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

“Kjo është edhe në interes të rëndësisë së forcimit të marrëdhënieve të harmonizuara brenda vendit mes të gjitha grupeve politike dhe komuniteteve, siç i ka hije modelit ndëretnik të tregimit tonë të suksesshëm si shtet”, shtoi ministri.

Advertisement

Osmani në takim me Kolev: Shoqëria jonë ka nevojë të domosdoshme për atmosferë konstruktive shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy