Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot në Parkun e Qytetit kishte takim me Ambasadoren e Konfederatës Zvicerane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Sibil Suter Tejada, e cila po e përfundon mandatin e saj në vendin tonë.

“E vlerësojmë lartë aktivitetin tuaj diplomatik, mbështetjen dhe angazhimin personal në vitet e kaluara. Në trashëgiminë e vendit do të mbeten projekte të shumta dhe të suksesshme, falë përkushtimit tuaj dhe mbështetjes së vazhdueshme bilaterale nga ana e Zvicrës, e cila daton që nga viti 1992”, theksoi Osmani.

Siç njoftuan nga Ministria e Punëve të Jashtme, në takim bashkëbiseduesit diskutuan edhe për potencialet e Strategjisë më të re për Maqedoninë e Veriut për periudhën 2021-2024, me të cilën do të alokohen madje 72 milion franga zvicerane për vendin tonë.

“Këto mjete të dedikuara për tri fusha tematike: qeverisjen demokratike, punësimin dhe zhvillimin ekonomik; infrastrukturën dhe mjedisin jetësorë, paraqesin kontribut të rëndësishëm dhe stimul për zhvillimin e komunave dhe institucioneve në vend. Konkretisht, të njëjtat do të dedikohen për investime në menaxhimin efektiv me mbeturinat, përfundimin e rrjeteve të kanalizimeve dhe ujit të pastër për pije, gazifikimin, për më shumë gjelbërim, më shumë parqe dhe shumë projekte të tjera”, informojnë nga MPJ-ja.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Bashkëbiseduesit diskutuan për situatën e brendshme aktuale politike në të dy vendet, për situatën në rajon dhe bashkëpunimin rajonal si dhe për perspektivat e tyre evropiane.

The post Osmani në takim me Tejadan: Zvicra ka dhënë mbështetje të vazhdueshme për Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.