Osmani- Szijjártó: Solidaritet dhe mbështetje e fortë e Hungarisë për Maqedoninë e Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani sot në Shkup ishte nikoqir i Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë, Péter Szijjártó gjatë periudhës së vizitës së punës në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Qëllimi i vizitës, sipas njoftimit të MPJ-së, përskaj mundësive të dy homologët të shkëmbejnë mendime për zhvillimin e raporteve mes dy vendeve, kishte të bëjë me donacionin hungarez, të cilën Szijjártó personalisht ia dorëzoi Osmanit.

“Donacioni i sotëm hungarez prej 6 mijë dozave të vaksinës Astra Zeneca është e adresuar para së gjithash për pjesëtarët e Policisë kufitare që janë pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut. Donacioni është falënderim i Republikës së Hungarisë për bashkëpunimin e suksesshëm dhe rolin që e ka policia jonë kufitare në mbajtjen e politikës së sigurisë së përbashkët evropiane. Ky është gjest human dhe paraqet edhe mirënjohje për kontributin e shtetit tonë në ballafaqimin sfidat e migrimit dhe sigurisë, të cilat janë aktuale dhe çështje e hapur për vendet anëtare dhe për gjithë Evropën. Pikërisht këta dy vende, përmes bashkëpunimit, japin kontribut të përbashkët drejt stabilitetit të gjithë kontinentit evropian”, theksoi Osmani.

Në raport me rrugën euro integruese të Maqedonisë së Veriut, Osmani dhe Szijjártó shkëmbyen mendime për proceset e brendshme politike të lidhur me agjendën e reformave, por edhe për takimet në Bruksel ku në nivele të ndryshme në Bashkimin Evropian u shqyrtua dosja evropiane e vendit tonë. Ministrat u pajtuan se Maqedonia e Veriut është partner kredibil i Bashkimit Evropian dhe se shumë shpesh kryen rolin sikur të jetë pjesë përbërëse dhe e mekanizmave të Unionit. Në këtë kontekst, operacionalizimi të vendimit të sjellur tashmë për nisjen e negociatave, do të duhet të ishte hapi i radhës simbolik dhe i logjikshëm për valorizimin e të arriturave të shtetit.

Advertisement

Ministri Szijjártó, edhe një herë, theksoi kundërshtimin e Hungarisë për ngarkimin e procesit të zgjerimit të BE-së me çështjet bilaterale, si dhe se do të vazhdojnë me mbështetjen e zëshme dhe konsistence për hapin e radhës të Maqedonisë së Veriut ndaj BE-së.

Të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësinë nga intensifikimi i bashkëpunimit bilateral, u dakorduan për njohje të ndërsjellë të Covid-19 certifikatat nacionale me qëllim mundësimin hyrjes dhe tranzitimin e qytetarëve të vaksinuar nga dy vendet, si masë e rëndësishme për normalizimin e gjendjes në një fazë të re post- pandemike. Gjatë vizitës së Szijjártó u nënshkrua edhe Marrëveshje për Bashkëpunim në fushën e kulturës së bashku me Ministren e Kulturës, Irena Stefoska./Telegrafi/

Osmani- Szijjártó: Solidaritet dhe mbështetje e fortë e Hungarisë për Maqedoninë e Veriut shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy