minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Osmani në takim ministror për operacionet paqeruajtëse të KB-së: Maqedonia e Veriut është e përkushtuar të vazhdojë me zotimet e saja - Struga.info


Osmani në takim ministror për operacionet paqeruajtëse të KB-së: Maqedonia e Veriut është e përkushtuar të vazhdojë me zotimet e saja

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri për Punë të Jashtme Bujar Osmani, sot mori pjesë në takim ministror të Kombeve të Bashkuara për operacione paqeruajtëse të OKB-së, i cili u mbajt online, nën organizimin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Koresë, Çung Eui -jong dhe Ministrit të Mbrojtjes Nacionale, Su Vok, së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterresh.

Gjatë fjalimit të tij, ministri Osmani e riafiromoi përkushtimin e vendit ndaj bashkëpunimit multilateral, si një nga prioritetet e politikës së jashtme të Maqedonisë së Veriut.

“Maqedonia e Veriut është plotësisht e përkushtuar të vazhdojë me zotimet e saja në pjesëmarrjen e rritur në operacionet paqeruajtëse të KB-së përmes përforcimit dhe trajnimit të kapaciteteve të saja, veçanërisht duke pasur parasysh edhe pjesëmarrjen e barabartë të grave në proceset paqeruajtëse ose në pjesën e parandalimit”, theksoi Osmani.

Osmani gjithashtu theksoi se vendi i mbështet plotësisht reformat e ndërmarra nga Sekretari i Përgjithshëm, Guterresh për operacione paqeruajtëse më efektive, të cilat edhe pse përballen me sfida, janë mjet i rëndësishëm për forcimin e paqes dhe sigurisë në botë.

Advertisement

Në seancën kushtuar ruajtjes së paqes, në të cilën mori pjesë Osmani, u shpreh një mbështetje e fuqishme për diplomacinë preventive si bazë për paqe të qëndrueshme dhe shoqëri stabile.

The post Osmani në takim ministror për operacionet paqeruajtëse të KB-së: Maqedonia e Veriut është e përkushtuar të vazhdojë me zotimet e saja appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy