Osmani në takimin e Koalicionit në luftën kundër ISIS: Sfidat e sotme të sigurisë nuk njohin kufij

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot ka marrë pjesë në takimin ministror të Koalicionit Global kundër ISIS/DAESH në Marrakesh të Marokut. Ky është takimi i parë i Koalicionit që mbahet në Afrikë.

Në fjalimin e tij, në takimin e Koalicionit kundër ISIS-it, Osmani theksoi nevojën për një reagim të përbashkët ndaj sfidave që dalin nga situata në Afganistan dhe vatrat tjera të krizës në botë. Sfidat e sotme të sigurisë nuk njohin kufij dhe barriera dhe vetëm me bashkëpunim të ndërsjellë dhe ndërkontinental mund të arrihet paqja e qëndrueshme.

“Maqedonia e Veriut edhe para anëtarësimit në NATO, që nga viti 2002, në mënyrë aktive ka kontribuar në ruajtjen e paqes në atë rajon”, nënvizoi ministri Osmani.

Në margjinat e takimit të Koalicionit, ministri Osmani pati takime bilaterale me homologët e tij nga Franca, Jean-Yves Le Drian dhe Kuvajti, Sheikh Dr. Ahmed Nasser Al-Mohammed Al-Sabah; si dhe me Nënsekretaren e Stejt Departamentit për Çështjet Politike, Victoria Nuland.

Advertisement

Osmani në takimin e Koalicionit në luftën kundër ISIS: Sfidat e sotme të sigurisë nuk njohin kufij shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy