Osmani nga Mynihu: Përcaktimi euroatlantik është burim dhe garantues i mbrojtjes dhe sigurisë së përgjithshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Delegacionet e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih, sot realizuan takim në të cilin u shpreh kënaqësi nga procesi i dinamizimit të bashkëpunimit bilateral përmes realizimit të konceptit të grupeve punuese, aktiviteteve konkrete, si dhe propozimeve të cilat dolën nga puna e tyre, u diskutuan propozimet e shkëmbyera për avancimin e bashkëpunimit në më shumë fusha.

Në raport me paketën e çështjeve politike u përshëndet puna e grupeve të ekspertëve të përbëra nga përfaqësuesit e Ministrave të Punëve të Jashtme. Komunikim i drejtpërdrejt dhe bashkëpunimi sektorial është metodë efektive dhe si e tillë do të vazhdojë të përdoret në kontekst të thellimit të raporteve dhe rritjes së nivelit të dialogut politik”, shkruan Osmani.

Sa i përket takimit të ardhshëm të Komisionit të Përbashkët Ndërdisiplinor të Ekspertëve për çështje historike dhe arsimore, i cila do të mbahet më 24 dhe 25 shkurt në Sofje, ministri Osmani, thekson se është shfaqur shpresë se Komisioni do të vazhdojë të punojë në ambient konstruktiv dhe do të dëshmojë transparencë dhe vullnet të mirë për progresin dhe hapjen e perspektivave.

“U potencua se shkëmbimi tregtar mes dy vendeve gjatë vitit 2021 arritën afër 900 milionë dollarë dhe realizuan rritje prej 32% me çka u ngrit në nivel më të lartë nga nivelet e shkëmbimit tregtar para paraqitjes së pandemisë. Pjesë e pashmangshme në bisedime ishte gjendja e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe Evropës, me çka u pajtuam se përcaktimi euroatlantik është burim dhe garancë e sigurisë dhe mbrojtjes së përgjithshme”, shkroi Osmani në Facebook.

Advertisement

Osmani nga Mynihu: Përcaktimi euroatlantik është burim dhe garantues i mbrojtjes dhe sigurisë së përgjithshme shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy