Osmani: Nuk ka marrëveshje të re, por përforcim të komunikimit me Bullgarinë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

“Nuk ka marrëveshje të re me Bullgarinë, por përforcim i komunikimit të ndërsjellë në të gjitha nivelet”.

Këtë sot e porositi ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani. Ai përmes profilit në Facebook u prononcua lidhur me pohimet e djeshme të dhëna nga lideri i OBRM-PDUKM-së në opozitë, Hristian Mickoski, se në takimin e Zaharievën në Sofje ka marrë propozim për marrëveshje të re, të ngjashme me Marrëveshjen e Prespës, i cili do të nënkuptojë ndryshime kushtetuese dhe me të cilin do të definohet ekzistimi i kombit dhe gjuhës maqedonase nga viti 1945 deri më sot.

“Lidhur me marrëdhëniet me Bullgarinë dhe rreth vizitës time atje, dua të theksoj se: nuk ka marrëveshje të re, por ka një përforcim të komunikimit të ndërsjellë në më shumë nivele. Diskutuam hapur për të gjitha çështjet që dalin nga Marrëveshja për miqës, i kemi ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për sigurimin e punës pa pengesë të Komisioneve, për çka edhe kemi dërguar mirënjohje publike për rezultatin e deritanishëm të tyre, si dhe inkurajim për intensifikimin e punës së tyre”.

“Gjegjësisht, Komisioni i Përbashkët i Ekspertëve nesër dhe pasnesër do të mbajë një takim në Shkup, që do të jetë edhe një hap shtesë drejt përmbushjes së detyrimeve që dalin nga Marrëveshja”, theksoi shefi i diplomacisë.Osmani potencoi se vizita në Bullgari ishte pozitive, sepse u hapën të gjitha çështjet, u përforcua komunikimi i ndërsjellë, por më e rëndësishmja është se, u riafirmua dëshira e përbashkët dhe interesi i ndërsjellë për perspektivën evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Advertisement

 

Osmani: Nuk ka marrëveshje të re, por përforcim të komunikimit me Bullgarinë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy