minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Osmani nuk përgjigjet nëse Merko duhet të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të Strugës - Struga.info


Osmani nuk përgjigjet nëse Merko duhet të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të Strugës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme njëherit edhe zëdhënës i BDI-së, Bujar Osmani i shmanget pyetjes nëse kryetari i Strugës duhet të japë dorëheqje pas vendimit të DAP-it amerikan.

“Mendoj se Merko duhet të marrë vendimin e tij në bazë të marrëdhënieve me qytetarët që e kanë zgjedhur. Po të isha votues në Strugë, nëse do të ishte kryetar komune nga Çairi, do të thoja mendimin tim. Por, unë nuk e kam votuar e as nuk jetoj në Strugë dhe mendoj se bëhet fjalë për raportin e kryetarit me qytetarët që e kanë zgjedhur”, tha Osmani.

Sipas Osmanit, BDI-ja ka shprehur qëndrimin e saj se kërkojnë hetim gjithëpërfshirës vendor dhe ndërkombëtar dhe aktivizimin e të gjitha mekanizmave të mundshëm, si dhe për ngrirjen e të gjitha pozitave në parti.

“Kjo është përgjigja më e mirë që mund ta japin. Kryetarët e komunave janë zgjedhur në zgjedhje direkte. As kryeministri nuk zgjidhet në mënyrë direkte, as ministrat, të gjithë ne jemi të emëruar nga Kuvendi. Kryetarët janë në zgjedhje direkte. Votuesit e tij nuk janë vetëm nga BDI, por ka maqedonas dhe shqiptarë”, u shpreh mes tjerash Osmani.

Advertisement

 

 

The post Osmani nuk përgjigjet nëse Merko duhet të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të Strugës appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy