Osmani-Nuland: Forcimi i pranisë së SHBA-së në rajon si garanci e stabilitetit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot realizoi takim me Victoria Nuland, Nënsekretaren për Çështje Politike, në Departamentin e Shtetit, në margjinat e takimit ministror të Koalicionit Global për Luftë ndaj ISIS, në Markesh, njoftojnë nga MPJ.

Në fokus të bisedimeve, theksojnë nga MPJ, ishte zhvillimi i Dialogut Strategjik ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe SHBA-ve, që do të mbahet më 2 qershor në Uashington dhe që paraqet sukses të madh diplomatik dhe hap të ri në marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve. Maqedonia e Veriut është vendi i parë i Ballkanit Perëndimor që zhvillon Dialog Strategjik me SHBA-të, që flet për përpjekjet e ndërsjella për avancimin e bashkëpunimit në sferat e interesit të përbashkët.

“Dialogu strategjik paraqet konfirmim të aleancës së fuqishme ndërmjet dy vendeve dhe avancim të partneritetit strategjik shumëvjeçar. Njëherazi, kjo është shprehje e angazhimeve tona të përbashkëta për forcimin e lidhjeve dhe promovimin e vlerave të ndara për zhvillim demokratik dhe stabilitet në rajon, që paraqet pjesë përbërëse të bashkësisë euro-atlantike” theksoi Osmani.

Në takim, Ministri Osmani shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e pahamendshme amerikane për proceset tona eurointegruese. Politika e zgjerimit të BE-së është çështje e sigurisë, prandaj anëtarësimi i rajonit në Union është i një rëndësie thelbësore për sigurinë evropiane.

Advertisement

Gjithashtu u theksua nevoja për forcimin e pranisë së SHBA-ve në hapësirat tona si garanci për stabilitetin rajonal, që është veçanërisht e rëndësishme në kontekst të situatës aktuale të sigurisë.

Bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime edhe për situatën në Ukrainë, duke shprehur mbështetjen për vendin dhe solidaritetin me popullin ukrainas, si dhe dënimin e ashpër të invazionit ushtarak rus./Telegrafi/

Osmani-Nuland: Forcimi i pranisë së SHBA-së në rajon si garanci e stabilitetit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy