Osmani-Peach: Anëtarësimi i RMV-së në NATO ka shtuar sigurinë e krahut jugor të Aleancës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, takoi përfaqësuesin special të Kryeministrit britanik për Ballkanin Perëndimor, Lordin Stuart Peach, ku në fokus të bisedimeve ishin marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve dhe mundësitë për intensifikimin e bashkëpunimit të ndërsjellë në fushën e sigurisë dhe ballafaqimit me sfidat aktuale, njoftojnë nga MPJ.

“Jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme britaneze në zbatimin e reformave në fusha të ndryshme me rëndësi kyçe për procesin e integrimit evropian të vendit dhe sigurisht që duhet të merren parasysh edhe mundësitë për avancimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë” theksoi Osmani.

Lidhur me katërvjetorin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, në takim u theksua kontributi i dukshëm i Maqedonisë së Veriut në aleancë duke e shtuar sigurinë e krahut jugor të aleancës dhe reflektimin pozitiv të anëtarësimit tonë në stabilitetin e rajonit dhe të kontinentit evropian në përgjithësi./Telegrafi/

Osmani-Peach: Anëtarësimi i RMV-së në NATO ka shtuar sigurinë e krahut jugor të Aleancës shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy