Osmani: Për BDI-në është e pranueshme çdo datë për zgjedhje në të cilën dakordohen partitë politike

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani tha se për partinë e tij është e pranueshme çdo datë për zgjedhje lokale në të cilën do të dakordohen partitë politike.

“Kur partitë politike kanë probleme me datat, më shumë më ngjan se kanë problem me vetëbesimin për rezultatin në zgjedhje. Ne nuk kemi një problem të tillë. Kështu që, çdo datë në të cilën do të vendosin partitë politike për mbajtjen e zgjedhjeve për ne është e pranueshme”, tha Osmani duke përmendur.

Ai shtoi se edhe 17 tetori por edhe 31 tetori janë të pranueshme për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

I pyetur nëse BDI mendon ta lëshojë Qeverinë nëse nuk e ka mbështetjen e LSDM-së në zgjedhjet lokale, Osmani thotë se nuk ka një gjë të tillë.

Advertisement

“Së pari BDI nuk mund ta lëshojë qeverinë e vet, kjo qeveri është e BDI-së. Kemi biseduar me partnerët e koalicionit për mundësinë e bashkëpunimit te të dy anët”,t ha mes tjerash Osmani./Telegrafi/

 

Osmani: Për BDI-në është e pranueshme çdo datë për zgjedhje në të cilën dakordohen partitë politike shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy