Osmani: Presidenca sllovene me BE-në do ta riafirmojë perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot mbajti fjalim në seancën e përbashkët të Komisionit për çështje evropiane dhe të Këshillit nacional për euro-integrime, në të cilën u prezantuan programi dhe prioritetet e presidencës sllovene me Këshillin e BE-së.

Osmani në fillim e uroi Slloveninë për marrjen e udhëheqësisë me Këshillin e BE-së, por edhe për fokusin e fuqishëm drejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, për iniciativën që ta organizojnë Samitin BE-BP, i cili do të përfshijë tema të rëndësishme siç janë: zbatimi i planit investues ekonomik, iniciativa për ndërlidhje rajonale dhe mundësia për përfshirjen e rajonit në Konferencën për të ardhmen e BE-së.

“Marrja e udhëheqësisë me Këshillin e BE-së, nga ana e Sllovenisë vjen në një moment mjaftë të rëndësishëm për vetë BE-në, e cila vazhdon të ballafaqohet me sfida të shumta, mes të cilave gjithsesi edhe ngecja e politikës së zgjerimit dhe nevojës për riafirmimin e perspektivës evropiane për vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor,” theksoi Osmani duke nënvizuar se Sllovenia si fqinje e drejtpërdrejtë e rajonit, jo vetëm që e njeh por edhe ka interes dhe sinqerisht dëshiron t’i ndihmojë rajonit.

“Ajo që ishte angazhim i fuqishëm politik nga ana e Gjermanisë, u rrit në propozimin portugez për tejkalimin e dallimeve, i cili tani konsiderohet si propozim i presidencës, me të cilën tani udhëheq Sllovenia. Edhe në këto raporte të ndërlikuara politike, kjo mund të quhet edhe një përfitim i vogël: të sigurojmë konstantë në kuadër të Presidencës me BE-në, që do ta mbajë dosjen tonë evropiane lartë në Agjendën e BE-së, me fokus drejt menjanimit të bllokadës nga ana e Bullgarisë. Kjo paraqet edhe porosi të rëndësishme se Unioni nuk ka hequr dorë as nga ky vend e as nga ky rajon, por në mënyrë active merr pjesë në zgjidhjen e problemeve në këto vende”, shtoi Osmani.

Advertisement

Në këtë kontekst, ai theksoi se në periudhën që është para nesh, do të vazhdojmë të japim rezultate nga reformat me shenjën e BE-së, të cilat janë në dobi të qytetarëve tanë si dhe të investojmë në raportet e mira ndër-fqinjësore, sepse në fund e vetmja konstantë është gjeografia dhe e kemi të pamundur ta ndryshojmë.

Osmani potencoi se Maqedonia e Veriut gjendet në stomakun e Evropës dhe si rajon nga të gjitha anët jemi të rrethuar me vende anëtare të BE-së. “Vetëm me një vështrim në hartë të Evropës bëhet e qartë dhe logjike se rajoni me të vërtetë është pjesa që mungon për bashkimin e kontinentit.

Osmani: Presidenca sllovene me BE-në do ta riafirmojë perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy