Osmani pret korniza negociuese të miratohet në Samitin e tetorit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani sot deklaroi se drafti për kornizën negociuese me BE-në pritet ta marrim në qershor, derisa nga Brukseli janë informuar se paketa e re për zgjerim, gjegjësisht Raporti vjetor që pritej në qershor, të shtyhet për në shtator.

“Tani për tani çështja për kornizën është mbajtur për në qershor, 3 qershor është data e supozuar, megjithatë nuk mundet saktë të thuhet për shkak të kësaj vështirësie me takimet për shkak të pandemisë. Propozimi i parë që do të publikohet më 3 qershor është në fakt drafti, kornizën që do ta propozojë Komisioni. Pastaj kjo kornizë shkon në KOELA, ky është trupi i Këshillit për Zgjerim i cili me vendet anëtare edhe këtu ata i vendosin pozicionet e veta kombëtare. Kuptohet se mundet ende edhe në nivel të Komisionit të ketë ndikim të caktuar. Por pres se KE-ja do të dalë me qëndrim neutral lidhur me qëndrimet individuale të anëtareve të cilat në rast të momenteve mund të jenë asimetrike” u përgjigj Osmani në pyetje nëse kërkesat e Bullgarisë kanë hyrë në kornizë dhe deri ku është harmonizuar.

Përsëriti se pret që Komisioni të ketë qëndrim neutral, gjegjësisht kornizë neutrale, ndërsa pastaj, siç tha, do të kalojë nëpër filtrat e vendeve anëtare dhe se do të ketë propozime nga vetë anëtaret, por, sqaroi, ne tashmë punojmë edhe me Komisionin edhe me vendet anëtare.

“Më 3 qershor presim të publikohet drafti nga ana e Komisionit. Pastaj shkon në KOELA. Në Mal të Zi dhe duheshin tre muaj që vendet anëtare të harmonizohen lidhur me kornizën dhe të miratohet në Këshill, ashtu që për ne është e ngjashme, pres në Samitin e BE-së në tetor po në Samitin në dhjetor të miratohet korniza, megjithatë me siguri në Samitin e tetorit të miratohet në Këshill dhe me këtë menjëherë edhe konferenca e parë ndërqeveritare”, theksoi Osmani.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy