Zëdhënësi i BDI-së njëherit edhe ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Bujar Osmani për “Real Story” në News24 prezantoi qëndrimin e partisë së tij për sfidat e fundit pas përfundimit të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut.

Ai shtoi se BDI ka fituar 10 komuna dhe rritje prej 20% të trupit votues në krahasim me zgjedhjet e fundit.

“E vërejtëm rritjen e mbështetjes. Të kishte zgjedhje parlamentare do të kishim 18 deputetë. BDI sërish u vërtetua si partia më e rëndësishme dhe më e madhe te shqiptarët, ndërsa në anën tjetër kishte koalicioni jostabile, OBRM-PDUKM-Aleanca, koalicione të përkohshme, momentale që kishin për qëllim ta fitojnë BDI-në, por qytetarët u përcaktuan për BDI-në”, tha Osmani.

Për humbjen në Tetovë, Osmani tha se në rreth të parë kanë pasur fitore, ndërsa në rrethin e dytë janë bërë koalicione./Telegrafi/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

The post Osmani: Qytetarët e vërtetuan BDI-në si fuqi të madhe appeared first on Telegrafi.