Osmani reagon për marshin e Aleancës dhe Alternativës: Të protestosh kundër popullit pse nuk të ka votuar është marrëzi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Osmani reagon për marshin e Aleancës dhe Alternativës: Të protestosh kundër popullit pse nuk të ka votuar është marrëzi

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani, ka reaguar në lidhje me marshin e djeshëm të koalicionit “Tash është koha”, të cilët pretendojnë se ka pasur vjedhje të votave në zgjedhjet e 15 korrikut.

Osmani thotë se të etiketosh popullin vetëm për t’i ikë përgjegjësisë, është kulmi i turpit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Nëse ske turp, bëj çka të duash! Ta etiketosh popullin tënd para botës vetëm për t’i ik përgjegjësisë për dështimin është kulmi i turpit të kësaj politike adoleshente. Në kushte kur asnjë përfaqësues i vet atyre apo i cilit do subjekti tjeter, asnjë përfaqësues i organizatave civile, asnjë përfaqësues i OSBE/ODIHR-it nuk kanë konstatuar asnjë vërejtje në këtë proçes zgjedhor, të protestosh kundër popullit pse stë ka votuar është marrëzi!”, (sic) ka shkruar Osmani.

Lexo po ashtu:

Advertisement

ASH dhe Alternativa marshuan për zgjedhje demokratike dhe korrekte në Maqedoni

Ndryshe, dje Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa organizuan marsh protestues, pasi siç thonë, në zgjedhjet e 15 korrikut është falsifikuar vullneti i shqiptarëve./Telegrafi/

Advertisement

Osmani reagon për marshin e Aleancës dhe Alternativës: Të protestosh kundër popullit pse nuk të ka votuar është marrëzi shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy