Osmani: Rezoluta e Bundestagut është vetëm fillimi për konfirmimin e atributeve identitare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, thotë se rezoluta për këtë shtet, e cila sipas paralajmërimeve do të miratohet nga Gjermania pasnesër, është vetëm fillimi në zinxhirin e dokumenteve të tilla për vërtetimin e atributeve identitare në Kornizën Negociuese, si dhe në nivel të vendeve individuale.

Osmani theksoi sot se aktivitetet në atë drejtim tashmë kanë filluar pas miratimit të Kornizës negociuese dhe rezultati konkret fillon me Bundestagun.

“Aksioni ynë me vendet anëtare ka filluar që nga dita e miratimit të Kornizës Negociative. Ai komunikim është i pandërprerë gjatë gjithë kohës dhe me kënaqësi mund të them se fillon nga qendra e Evropës, fillon nga Berlini, nga Bundestagu, ku partitë politike pa dilema dhe diskutime të vështira sjellin një rezolutë që jo vetëm konfirmon atributet identitare dhe se BE-ja tashmë e ka konfirmuar në Kornizën e Negociative, por këtu është në nivel të shteteve anëtare të BE-së.

Sigurisht, ky është vetëm fillimi, nuk mund t’i publikojë të tjerat në këtë fazë, është korrekte që vendet ta bëjnë vetë këtë. Ky është vetëm fillimi i një zinxhiri të rezolutave të tilla që do të konfirmojnë atë që është në Kornizën Negociuese në aspektin gjuhësor, /identitetin”, tha Osmani./Telegrafi/

Advertisement

Osmani: Rezoluta e Bundestagut është vetëm fillimi për konfirmimin e atributeve identitare shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy