Osmani: RMV e bashkësponsorizoi rezolutën e OKB-së kundër masakrës së Srebrenicës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani në rrjetin social Facebook shkruan se në seancën e sotme në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York, Maqedonia e Veriut e bashkësponsorizoi rezolutën për Srebrenicën. Osmani më tej shton se Ballkani Perëndimor dhe bota meritojnë paqe dhe prosperitet.

“Maqedonia e Veriut, në seancën e sotme të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, e bashkësponsorizoi rezolutën për shpalljen e 11 korrikut si “Dita Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë në vitin 1995”, thotë Osmani.

Osmani shkruan se Ballkani Perëndimor dhe bota meritojnë paqe dhe prosperitet.

“Rruga drejt një të ardhmeje më të mirë përfshin nderimin e kujtimit të viktimave dhe mbështetjen e të mbijetuarve të të gjitha krimeve të kryera kundër njerëzimit dhe gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë, si dhe nënvizimin e rolit të gjykatave ndërkombëtare në luftën kundër mosndëshkimit.

Advertisement

Gjykata Ndërkombëtare Penale, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY)”, shkruan Osmani./Telegrafi/

The post Osmani: RMV e bashkësponsorizoi rezolutën e OKB-së kundër masakrës së Srebrenicës appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy