Osmani: Si shqiptar i parë në MPJ do ta përfaqësoj RMV-në denjësisht nëpër botë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Tashmë Ministër i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka shkruar në lidhje me votimin e tij si ministër i Punëve të Jashtme, duke thënë se është nder dhe përgjegjësi që të jetë i pari i MPJ-së, si shqiptar i parë udhëheqës i këtij dikasteri, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sot shënojmë edhe një pjesë të historisë sonë të re! Nga ky moment, me këtë betim, unë marr detyrën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si shqiptari i parë që vjen në këtë pozitë. Sigurisht që është një sukses i madh me të cilin thyejmë stereotipet e ngurtësuara, por gjithashtu një përgjegjësi shtesë për mua që të justifikoj këtë besim, duke punuar sinqerisht dhe me përkushtim ndaj interesave tona të përbashkëta: anëtarësimi në Bashkimin Evropian, thellimi i marrëdhënieve me partnerët tanë strategjik SHBA-të dhe aleatët e tjerë të NATO-s, kultivimi i marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, si dhe përfaqësimi dinjitoz i Republikës së Maqedonisë së Veriut në botë. Na qoftë me fat!” ka thënë Osmani.

I njejti më herët në ekzekutiv ka qenë ministër i shëndetësisë, zv.kryeministër dhe ministër i integrimeve. /Telegrafi/

Advertisement

Osmani: Si shqiptar i parë në MPJ do ta përfaqësoj RMV-në denjësisht nëpër botë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy