Osmani: Thelbi i kontestit me Bullgarinë nuk ka asgjë me procesin e eurointegrimit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Esenca e kontestit mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë nuk ka asgjë me procesin e eurointegrimit. BE është sistem i cili e pranon diversitetin dhe multi-perspektivën. Nuk ka asgjë me plotësimin e kritereve politike dhe ekonomike të Kopenhagës. Merret me çështje që janë plotësisht të brendshme, çështje të vendit si gjuha është e drejtë që del nga e drejta e vetpërcaktimit të vendit.

Këtë e tha ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani i cili ka marrë pjesë në panel diskutimin e titulluar “Evropa Juglindore: Forcimi i paqes dhe sigurisë në mjedisin e brishtë global” në kuadër të Konferencës Samiti për Ballkanin Perëndimor – “Promovimi i inkluzivitetit dhe solidaritetit në Evropë” që u mbajt në Shkup nën organizimin e revistës prestigjioze “The ekonomist”.

Osmani në fjalimin e tij i theksoi sfidat aktuale globale si: ndryshimet klimatike, hibride dhe kërcënimet kibernetike, krizat e migracionit, me çka e theksoi nevojën për qasje partneriteti dhe bashkëpunimi të ndërsjellë të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian dhe vendet e tjera nga rajoni, në drejtim të tejkalimit të tyre dhe krijimit të një Evrope më të fortë.

Njëherësh, i theksoi hapat e marra nga rajoni në drejtim të afrimit me Bashkimin Evropian, përmes formimit të tregut të përbashkët rajonal dhe hapit të ndërmarrë drejt transformimit të gjelbër dhe digjital, që nga ana e saj kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm të vet BE-së.

Advertisement

“Plani ekonomik dhe investues për Ballkanin Perëndimor shkon dorë për dore me politikën kredibile të zgjerimit të BE-së. Nëse gjatë këtij dimri nuk ka avancim lidhur me dosjen e Maqedonisë së Veriut, kjo do të ndikojë negativisht në kredibilitetin e BE-së. Investimi më i lirë për ringjalljen e perspektivës evropiane është duke ndërmarrë hapa konkret drejt secilit prej vendeve të rajonit”, theksoi Osmani.

Ministri Osmani iu referua edhe anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO, duke e vlerësuar si shembull të suksesshëm dhe reciprokisht të dobishëm për sigurinë e vendit dhe Aleancës. Duke i marrë parasysh përfitimet dhe arritjet anëtarësimit tonë në NATO, ai dërgoi porosi se nuk ekziston dilemë që progresi i rrugës sonë drejt BE-së të jetë me interes të ndërsjellë për vendin, rajonin dhe për Unionin në tërësi.

Në panel, përveç ministrit Osmani mbajtën fjalim edhe ambasadorja e SHBA-ve Kate Marie Byrnes dhe përfaqësues të tjerë të lartë nga rajoni dhe komuniteti akademik.

Osmani: Thelbi i kontestit me Bullgarinë nuk ka asgjë me procesin e eurointegrimit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy