minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Paga mesatare neto në muajin gusht ka qenë 41.097 denarë - Struga.info


Paga mesatare neto në muajin gusht ka qenë 41.097 denarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Enti Shtetëror i Statistikave njoftoi se paga mesatare mujore neto në gusht të vitit 2024, ka qenë 41.097 denarë (667 euro), që është 12,9 për qind më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar.

Kjo rritje vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët: arsim (18.9%), art, argëtim dhe rekreacion (18.8%) dhe administratë publike dhe mbrojtje; sigurim shoqëror i detyrueshëm (17,0 %).

Rritje e pagës mesatare mujore neto, krahasuar me një muaj më parë, është vërejtur në sektorët e mëposhtëm: art, argëtim dhe rekreacion (5.3%), bujqësi, pylltari dhe peshkim (4.2%) dhe në objekte akomodimi dhe aktivitete me shërbime ushqimore (3,2 %)./Telegrafi/

The post Paga mesatare neto në muajin gusht ka qenë 41.097 denarë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy