Paga mesatare mujore neto e paguar për të punësuarit në muajin shkurt të këtij viti është 39.276 denarë (637 euro) dhe krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar shënon rritje për 16.5 % , kanë njoftuar nga Enti Shtetëror i Statistikave.

“Kjo rritje vjen mbi të gjitha nga rritja e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjësit në sektorët: Administratë Publike dhe Mbrojtje; sigurimet shoqërore të detyrueshme (24.9 %), veprimtaritë e shërbimeve administrative dhe ndihmëse (22.5 %) dhe arti dhe rekreacioni (20.4%)”, thonë nga ESHS.

Nga atje thonë se rënie e pagës mesatare mujore neto për punonjës, krahasuar me muajin paraprak, është vërejtur tek sektorët: Transport dhe magazinim (10.1%), Miniera dhe gurore (7.2%) dhe Bujqësi, pylltari dhe peshkim (6.3 %). Paga mesatare mujore bruto e paguar për punonjës, në shkurt të vitit 2024, është 58.967 denarë, thanë nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Paga mesatare neto në muajin shkurt ka qenë 39.276 denarë shkruan Telegrafi.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";