Pak qytetarë paguajnë tatim të pronës, Taravari, Kasami dhe Dimitrievski diskutojnë se si t’i motivojnë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komunat në Maqedoni janë të varfra dhe në borxhe. Ato marrin mjete nga pushteti qendror vetëm sa për t’i mbuluar harxhimet, ndërsa viteve të fundit edhe tatimet që duhet t’i paguajnë qytetarët kanë rënë dukshëm, shkaku i pandemisë edhe krizës financiare. Mu për këtë shkaka kryetarët e komunave të Tetovës, Gostivarit, Kumanovës edhe Kavardarit diskutuan se si të motivohen qytetarët të paguajnë tatim.

“Prej sot do të fillojmë një fushatë që t’i sensibilizojmë qytetarët, duke filluar nga punonjësit të komunës së Gostivarit, kryetarit të komunës dhe të gjithë njerëzve tjerë që të paguajnë sa më shumë tatime, me të vetmin qëllim, se pagesat e tatimeve janë investimet në komunën që jetojmë. Mendoj se të ardhurat e komunave janë pagesa e tatimeve, dhe mendoj se shumica e qytetarëve janë të gatshëm për ta bërë këtë pagesë”, tha Arben Taravari, kryetar i Gostivarit.

Ndërsa për kryetarin e Komunës së Kumanovës edhe përqindja që paguajnë qytetarët ndaj tatimit në pronë është shumë e vogël, ata marrin vetëm 0.1 % .

“Nuk ka komunë të pasur pa qytetarë të pasur, por megjithatë komunat janë të vendosura në nivel të ulët financiar, për shkak të nivelit të ulët të dencitralizimit fiskal të shtetit, ose pjesa më e madhe e mjeteve që harxhohet në shtetin tonë shkojnë në nivelin qendrore të pushtetit, ndërsa komunave u lihen gjerat elementare”, deklaroi Maksim Dimitrievski, kryetar i Kumanovës.

Advertisement

Për Kasamin diskutimi mes kryetarëve të komunave është një përvojë për të, ndërsa vlerëson se edhe në Tetovë pagesa e përqindjes ndaj tatimit në pronë është e vogël.

“Të ndajmë përvojën e komunës së Tetovës sa i përket mekanizmave që ne i kemi ne dispozicion për vjelje sa më efikase të taksave komunale, por edhe elemente tjera që janë të kësaj fushe që ka të bëj me transparencën besimin që duhet ta kthejmë tek qytetarët. Ndaj institucioneve të pushtetit lokal dhe realizimin e projekteve infrastrukturore që besoj se vetëdija qytetare do të rritet edhe për pagesën dhe obligimet që kanë ndaj komunës”, tha Bilall Kasami, kryetar i Kumanovës.

Dimitriev komunën e Komanovës e mori me 11 milionë euro borxh, ndërsa ai deri më tani ka bërë që komuna e Kumanovës mos të ketë borxh. Komuna e Gostivarit ka 5 milionë euro borxh, ndërsa Komuna e Tetovës mbi 14 milionë euro. Në Pollog tatimin në pronë e paguajnë jo më shumë se 20 % e qytetarëve.

Pak qytetarë paguajnë tatim të pronës, Taravari, Kasami dhe Dimitrievski diskutojnë se si t’i motivojnë shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy