Paketa e pestë ekonomike në Maqedoni do të miratohet në shkurt

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ende nuk ka detaje se cilët sektorë do të jenë prioritet dhe në cilën mënyrë do të ndihmohen ata. E gjithë kjo do të bëhet e ditur pas bisedime me odat, sindikatat dhe palët e prekura.

“Takimi duhet të mbahet pas festës së Pashkëve, rreth 10 janar, në mënyrë që të shihen të gjitha aspektet, ndërsa në fillim të shkurtit do t’i miratojmë masat”, tha Zaev.

Përveç paketës për ndihmë, shteti edhe përmes “Aksionit 21” do të ringjallë ekonominë. Planet për sivjet janë që buxheti të mbushet edhe përmes shitjes së tokave bujqësore, të hapen mundësi të reja për legalizimin e parave në dorë dhe marihuanë.

“Sivjet është moti i rinisjes dhe ringjalljes, krizat janë mundësi, varet nga ne se si do ta shfrytëzojmë këtë mundësi”, tha Zaev.

Advertisement

Sipas tij ny vit nuk do të jetë i lehtë por numrat e arritura vjet janë inkurajues./Telegrafi/

Paketa e pestë ekonomike në Maqedoni do të miratohet në shkurt shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy