Pamje nga zjarri në Shkup, evakuohen tregtarët në afërsi të fabrikës “Treska”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pamje nga zjarri në Shkup, evakuohen tregtarët në afërsi të fabrikës “Treska”

Pasdite ka shpërthyer një zjarr i madh në fabrikën “Treska” në Shkup, ndërsa kjo pjesë e qytetit është bllokuar.

Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në terren, ndërsa disa janë vendosur në rrugën “Franklin Rusvelt”.

Raportohet se tregtarët në afërsi të fabrikës i kanë nxjerrë produktet e tyre jashtë shitoreve.


Shpërthen zjarr i madh në Shkup

Advertisement

Ndërsa kryetarja e Bashkisë së Shkupit, Danella Arsovska, ka thënë se ekipet përgjegjës punojnë për shuarjen e zjarrit.

“Ekipet janë këtu për të shuar zjarrin dhe jemi duke tentuar që të parandalojmë shpërndarjen e zjarrit në drejtim të ndërtesave dhe shtëpive. Apeloj që qytetarët të ruajnë qetësinë”, tha Arsovska.

Advertisement

Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet që çuan në shpërthimin e këtij zjarri./Telegrafi/

Pamje nga zjarri në Shkup, evakuohen tregtarët në afërsi të fabrikës “Treska”

Advertisement

Pamje nga zjarri në Shkup, evakuohen tregtarët në afërsi të fabrikës “Treska” shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy