Pamje të reja nga dëmet e shkaktuara nga zjarri në Koçani

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Pamje të reja nga dëmet e shkaktuara nga zjarri në Koçani

Ditëve të fundit zjarret e kanë kapluar edhe Maqedoninë e Veriut, ndërsa gjendja më kritike ka qenë në qytetin e Koçanit.

Zjarri që shpërtheu në vendin e quajtur “Draçevnik” ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa janë djegur edhe disa shtëpi.

Zjarrëfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa zjarri për momentin është shuar dhe është nën kontroll.

Fotografi Kristian Gorgiev, ka realizuar disa fotografi nga lart, në të cilat shihet hapësira që është djegur.

Advertisement

Pas shuarjes së zjarrit, ka pasur kritika të mëdha nga opinioni në drejtim të autoriteteve, për shkak të mos gatishmërisë për të reaguar menjëherë dhe për shkak të mungesës së automjeteve zjarrfikëse./Telegrafi/

Advertisement

 

Pamje të reja nga dëmet e shkaktuara nga zjarri në Koçani shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy