Pandemia Covid-19 në Komunën e Dibrës dukshëm ka rritur numrin e vdekjeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pandemia Covid-19 në Komunën e Dibrës dukshëm ka rritur numrin e vdekjeve. Mortaliteti në Komunën e Dibrës është më shumë se dyfish thonë të dhënat e institucioneve kompetente. Punëtorët shëndetësor theksojnë se rritja e numrit të personave të vdekur ka të bëj drejtpërdrejt me virusin e rrezikshëm Covid-19. Në Sektorin e Drejtorisë së Librave amë në Dibër na informuan se në tetë muajt e këtij viti numri i vdekjeve është 136. Zëvendësi i udhëheqësit në këtë sektor në Dibër, Krenar Sllova sqaron se ka një rritje të madhe të mortalitetit pas paraqitjes së pandemisë.

Sllova shton se në Komunën Qendër Zhupë, që e mbulon ky sektor, numri i vdekjeve në periudhën janar- gusht është 44. Edhe në këtë komunë rurale ka një dyfishim të numrit të vdekjeve. Në Myftininë e Dibrës thonë se vdekshmëria edhe sipas të dhënave të tyre është dyfishuar. Përfaqësuesi i Myftinisë, Orhan Zengo, na informoi se sipas të dhënave të Myftinisë, e cila organizon varrimet në Dibër, për tetë muajt e këtij viti janë evidentuar 136 varrime, numër i cili është shumë i madh në krahasim me vitet e kaluara. Ai thekson se mesatarisht deri para dy viteve, në Dibër janë regjistruar afro 100 vdekje. Vitin e kaluar ka patur një rritje për 40 për qind, që do të thotë afro 140, kurse vetëm për tetë muaj sivjet janë regjistruar përafërsisht aq vdekje sa kanë qenë vitin e kaluar. “Të theksojmë se në një periudhë më të gjatë, brenda këtij viti ka patur edhe nga katër varrime në ditë, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë në këtë qytet”, thotë përfaqësuesi i Myftinisë, Orhan Zengo.

Duke marrë parasysh këto statistika, thonë në Myftini, del dukshëm se pikërisht pandemia ka marrë shumë jetë të dibranëve. Të theksojmë se numri i evidentuar i vdekjeve nga ana e Sektorit të Drejtorisë së Librave Amë dhe i Myftinis së Dibrës është i njëjtë meqë pjesa dërmuese e popullatës i takojnë fesë islame. Institucionet shëndetësore në Dibër theksojnë se pandemia mori shumë jetë të njerëzve. Ashtu ndodhi edhe në Dibër, ku sipas epidemiologut Mentor Mela, nga fillimi i pandemisë janë evidentuar mbi 70 viktima. (koha.mk)

Pandemia Covid-19 në Komunën e Dibrës dukshëm ka rritur numrin e vdekjeve shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy