Pandemia mbyll dhjetra dyqane në Çarshinë e Ohrit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Për shkak të krizës me pandeminë në Çarshinë e Ohrit janë mbyllur dhjetra dyqane në pamundësi për të mbuluar shpenzimet e tyre mujore. Nga shoqata “Esnafi i Pazarit” thonë se fitimi, i cili varet drejtpërdrejt nga turizmi, është ulur me 70% dhe për të mbijetuar, ata duan të përfshihen në paketën e pestë të masave për subvencionimin e pagave për punonjësit.

Qiraja e lartë e dyqaneve është barra më e madhe, por ata gjithashtu dëshirojnë që komuna të ulë faturat e tyre të shërbimeve dhe tarifat e ndërmarrjes.

“Unë u bëj thirrje të gjitha ndërmarrjeve publike që të mos bëjnë bllokada, të mos na japin tek ekzekutuesit sepse ne vërtet kemi probleme. E shihni që pazari është i shkretë. Ne kishim vetëm dy muaj turizëm këtë vit, por kjo nuk është e mjaftueshme dhe nuk është lloji i turizmit në të cilin Ohri është mësuar të funksionojë. Njerëzit erdhën vetëm për në plazh, nuk ishin të interesuar për perlat ose veshjet”, u shpreh kryetarja e shoqatës “Esnafi i Pazarit”, Maja Bakalova.

Situata është e njëjtë edhe me mjeshtrit. Nga fillimi i pandemisë deri më sot, në Ohër janë mbyllur 12 dyqane artizanale.

Advertisement

“Ne kemi një rënie të madhe për shkak të krizës së koronës, natyrisht edhe zanatet, ne të gjithë jemi pjesë e kësaj lidhje kur prishet një allkë, i tërë zinxhiri dështon. Ne po luftojmë me të gjitha forcat tona për të kursyer të gjitha shpenzimet tona”, theksoi prodhuesi i perlave në Ohër, Mihajlo Filev.

“Qarkullimi i zvogëlua, nuk kishte turistë që vinin në grupe. Këtë vit është zero”, u shpreh gdhendësi Kosta Ainoski.

Shumë pronarë të dyqaneve u infektuan me koronavirus edhe vetë, dyqanet e tyre ishin të mbyllura, punëtorët e tyre ishin në izolim dhe gjatë asaj kohe ata nuk kanë marrë asnjë ndihmë nga shteti.

Pandemia mbyll dhjetra dyqane në Çarshinë e Ohrit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy