Gjatë pandemisë së coronavirusit janë shtrenjtuar barnat dhe shërbimet mjekësore në Maqedoninë e Veriut. Statistikat shtetërore shënojnë rritje të gati gjithë prodhimeve dhe shërbimeve lidhur me shëndetin e njerëzve.

Të dhënat për muajin shkurt të këtij viti, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, para fillimit të pandemisë tregojnë se prodhimet farmaceutike janë shtrenjtuar për 3.3%, ndërsa shërbimet mjekësore për 4.2. Ndryshim të çmimit nuk ka te shërbimet spitalore.

Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë të cilët përllogarisin shportën sindikale, thonë se shpenzimet vetëm për vitaminë për të infektuarit për COVID-19 kushtojnë rreth 100 euro.

Edhe shpenzimet e jetesës shënojnë rritje. Për një vit, ushqimi është shtrenjtuar për 2%, ndërsa kjo vërehet te buka, pemët, perimet dhe më së shumti te vajrat që janë shtrenjtuar për 14%.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ndryshe, për një familje katëranëtarëshe, sipas përllogaritjeve, u nevojiten të paktën 33.700 denarë për t’ia dalë në fund të muajit./Telegrafi./

Pandemia rriti çmimin e barnave dhe shërbimeve mjekësore në Maqedoni shkruan Telegrafi.