minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Qeveria ndaloi kompaninë “5 LETERS” nga Resnja të kultivojë kanabis për qëllime mjekësore - Struga.info


Qeveria ndaloi kompaninë “5 LETERS” nga Resnja të kultivojë kanabis për qëllime mjekësore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, Qeveria solli Vendim për ndërprerjen e vlefshmërisë të vendimit për dhënien e miratimit për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore për Kompaninë për prodhim, tregti dhe shërbime “5 LETERS” SHPK Resnjë.

“Ky vendim është marrë duke u bazuar në mendimin e Komisionit për vlerësimin e kushteve në lidhje me hapësirën, pajisjet dhe kuadrin për marrjen e miratimit për kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, i cili më 21.12.2020 dhe 12.01.2021 ka kryer kontroll mbi punën e Shoqërisë për prodhim, tregti dhe shërbime 5 LETERS SHPK Shkup në objektin e vendosur në fshatin Aldancë, Krushevë”.

“Është konstatuar se kushtet në lidhje me hapësirën, pajisjet dhe stafin vlerësohen dhe të miratuara nga Komisioni për marrjen e aprovimit për kultivimin e kanabisi për qëllime mjekësore nuk i plotësojnë dispozitat e Ligjit për kontrollin e barnave narkotike dhe substancave psikotrope në pjesën e personelit, i cili është veprim në kundërshtim me nenin, dispozitat ligjore për këtë veprimtari”, qëndron në kumtesën e Qeverisë.

 

Advertisement

The post Qeveria ndaloi kompaninë “5 LETERS” nga Resnja të kultivojë kanabis për qëllime mjekësore appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy