Panovski: Derisa të arrijë vaksina, nxënësit duhet të mësojnë online

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mjeku Nikolla Panovski për “Sloboden Peçat”, theksoi se është shumë herët për nxënësit të fillojnë të kthehen në në mësim me prani fizike dhe beson se ky model i mësimit online duhet të vazhdojë deri në qershor.

“Mendoj se nxënësit duhet të vazhdojnë me orët online deri në qershor. Duhet të jetë në online dhe nuk besoj se do të ndryshojë. Duhet të jetë kështu derisa të vijë vaksina.

Unë nuk shoh një ndryshim midis situatës tani dhe në shtator. Numri i pacientëve të rinj është i njëjtë me ata në shtator. Është e vërtetë që numrat po zvogëlohen pak, ndërsa ata duhet të vazhdojnë ashtu, dhe për të mos përsëritur situatën në prill ose maj si në tetor dhe nëntor, mësimi në online duhet të vazhdojë”, tha Panovski./Telegrafi/

Panovski: Derisa të arrijë vaksina, nxënësit duhet të mësojnë online shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy