Panovski: Duke e ditur se na pret regjistrimi dhe viti shkollor, lejuan organizimin e ahengjeve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mikrobiologu Nikolla Panovski, e ka komentuar sërish gjendjen me pandeminë në Maqedoni.

Ai akuzon autoritetet shëndetësore, se duke e ditur se në shtator duhet të mbahet regjistrimi i popullsisë dhe të nis viti shkollor, ata lejuan organizimin e ahengjeve.

“Në kushte të situatës së qetë, pa asnjë kontroll në kufi, mundësuan organizimin e dasmave, festave dhe koncerteve, madje edhe në hapësira të mbyllura, dhe u lejua përhapja e llojit Delta, edhe se e dinin se na pret regjistrimi, zgjedhjet dhe më e rëndësishmja viti shkollor”, tha Panovski.

Ai gjithashtu tha se tani autoritetet e kanë të vështirë ta pranojnë se për shkak të ahengjeve, të cilat kanë zgjatur deri më 16 gusht, nuk do t’i hapim shkollat.

Advertisement

“Unë personalisht do të vendosja për modelin e kombinuar, me ndërrime në dy javë”, tha Panovski.

Ndryshe, në 24 orët e fundit janë regjistruar 333 raste të reja, ndërsa numri i rasteve aktive është 11.042./Telegrafi/

The post Panovski: Duke e ditur se na pret regjistrimi dhe viti shkollor, lejuan organizimin e ahengjeve appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy